Rikthehet ABBA, regjistrojnë këngët e reja

Ata u rikthyen të gjithë bashkë në një skenë 5 vite më parë, ndërsa festonin 30-vjetorin e muzikës së tyre.

Grupi suedez ABBA, u mirëprit me duartrokitje edhe pse pa ndonjë material të ri muzikor. Por, publiku i ka shtyrë anëtarët e këtij grupi të mendojnë për një rikthim. Kishin lajmëruar përpara Vitit të Ri se do të riktheheshin me një tur virtual për të gjithë fansat e muzikës së tyre. E megjithatë, këngët hit nuk mjaftonin.

Benny Anderson, një nga ikonat e muzikës dhe pjesëtar i grupit ABBA në një intervistë për “Ice the Site” njofton se banda muzikore po punon në studio për regjistrimin e këngëve të reja.

“Kemi regjistruar dy këngë të reja dhe mendojmë të regjistrojmë edhe një të tretë. Nuk mjaftojnë këngët hite që kemi. Duhet të bëjmë përpara. Unë mendoj të bëjmë gati edhe një tjetër për daljen tjetër publike. Nuk kam biseduar ende me grupin për këngën e tretë, por e di që do të jenë pozitivë. Kur u bëmë bashkë nuk kishe gjë më të bukur, vajzat që këndonin dhe ne që mrekulloheshim. Ishim shumë të lumtur të gjithë që e kishim këtë ndjesi”, tha Anderson.

“I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down” janë titujt që deri më tani kanë regjistruar anëtarët e grupit, por fansat duhet të presin së paku deri në verë të këtij viti për të dëgjuar këngët e reja të grupit ABBA.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN