Ronela Begaj dënohet 8 vjet nga Federata Botërore, merr sanksionin maksimal| Vendimi

Peshëngritësja Ronela Begaj me shumë mundësi i ka dhënë lamtumirë karrierës së saj sportive. Ka mbërritur përgjigjja e Federatës Botërore të Peshëngritjes, e cila ka dënuar Begën me sanksionin maksimal, pra 8 vite përjashtim nga garat zyrtare.

Romela Begaj rezultoi pozitive me të njëjtën substancë të cilën ishte skualifikuar edhe në vitin 2004, stanazonol.

Edhe pse sportistja ka afirmuar gjithmonë pafajësinë, kjo nuk i ka mjaftuar gjykatësve dhe Federatës.

 “Sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, prandaj do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”, lexohet në vendimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN