Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Shqipëria, hambari i Europës!”

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 16:04 | Kronikë
“Shqipëria, hambari i Europës!”

Dëshmi tronditëse e të forta të mafies shqiptare në Itali, janë publikuar mbrëmjen e të mërkurës në programin “Clandestino”, të gazetarit investigativ spanjoll David Beriain.

Kriminaliteti shqiptar, sipas tij, konsiderohet si një nga më të rrezikshmit në botë pasi bashkon disa tipologji dhe aktivitete kriminale, trafik armësh, droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

Në videon e realizuar, gazetari tregon sesi një ngarkesë droge që vjen nga Shqipëria, dorëzohet në duart e organizatave mafioze italiane. Një trafikant droge, një i arratisur nga burgu, një nënë që të vetmen gjë që kërkon është ushqimi për të birin, janë intervistat, që në shqip sjellin realitetin e asaj çka Beriain e quan “Shqipëria, hambari i Europës”.

Edhe pse me fytyrë të mbuluar, ata rrëfejnë mënyrën sesi janë bërë pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, fillimisht një rrjeti që në Shqipëri funksionon në bazë të lidhjeve familjare.

Një vend i varfër, për shkak të izolimit të regjimit komunist për dekada me radhë. Kanë emigruar për mundësi më të mira, për disa prej tyre, deri në shkelje ligji.

“Ke shumë plantacione me drogë”? 10 mijë rrënjë.
Sa para bën? 5 mln euro… po nuk është se i fiton një, shkojnë dorë më dorë, skafisti etj…. është kultivimi. Janë rreth 25-30 familje.

Vetëm dy javë më parë, prestigjiozja britanike “The Guardian” i cilësoi të rinjtë shqiptarë në Londër si “Mbretërit e kokainës”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani