Stuhi në Mesdhe, dallgë deri në 10 ballë – A2

Stuhi në Mesdhe, dallgë deri në 10 ballë

Nga mbrëmë e së mërkurës, Mesdheu është përfshirë nga stuhi të fuqishme ere dhe dallgëzim i lartë mbi 5 ballë.

Parashikimet tregojnë që kjo situatë të zgjasë edhe në fundjavë ku priten stuhi të fuqishme detare dhe rrebeshe shiu me dallgëzim në det të hapur 8-9 ballë, por deri 12 ballë në brigjet e Algjerisë.

Problematike situata do të jetë në ishujt e Mesdheut nga Majorka, Ibiza, Korsika dhe Sardenja deri poshtë në Lampeduzë dhe Maltë.

Parashikohet që stuhitë e fuqishme ere me shpejtësi mbi 90 km/h të gjenerojnë dallgëzim 7-8 ballë në brigjet Mesdhetare, por dallgë mbi 10 ballë në det të hapur duke paralizuar trafikun detar në pjesën më të madhe të pellgut Mesdhetar.

Shkarkoni aplikacionin e A2