Veseli: Cakaj? E njoh, djalë i shkëlqyer por… – A2

Veseli: Cakaj? E njoh, djalë i shkëlqyer por…

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë intervistës në A2 foli për një moment edhe për kandidaturën e bujshme të një kosovari, Gent Cakaj, si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.  

“Nuk dëshiroj të përfshihem”, thotë Veseli, që gjykon polemikat si “çështje konsumi e brendshme, e Shqipërisë, që ai dëshiron të jetë “gjithmonë më e fuqishme në arenën ndërkombëtare”.

Ai pohon se e njeh personalisht zv. ministrin e Jashtëm., dhe e cilëson si “një djalë të shkëlqyeshëm”, por nuk dëshiroi të diskutonte postin  e tij akoma më të rëndë tashmë që do të jetë ai de facto titullari i Ministrisë. “E lejmë për më vonë”, përfundon Veseli.  

Shkarkoni aplikacionin e A2