Veseli: Taksat nuk hiqen, po nuk ndryshoi Beogradi shkojmë në reciprocitet

Kadri Veseli në intervistën për A2 mohoi që pjesa e përshkallëzimit të taksave me Serbinë të jetë e lidhur me çështjen e vizave, madje kreu i Kuvendit kosovar shtoi që “taksa nuk do të hiqet po nuk ndryshoi qëndrimi i Serbisë”.

Sipas Veselit, “ka një agresivitet serb që dëshiron të minojë ekonominë dhe shoqërinë tonë”, që bën që Kosova të përshkallëzojë përgjigjet e saj: “Nëse Serbia do të vazhdoj me sjelljet agresive ne do ti shtojmë masat dhe do të kalojmë në reciprocitet të plotë me shtetin serb në çdo fushë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN