Vllaznia për elitë, rikthim i trazuar për Gjokën – A2

Vllaznia për elitë, rikthim i trazuar për Gjokën

Fitore në Kupë ndaj Kamzës, për të treguar se Vllaznia është një skuadër që nuk e meriton të luajë një kategori më poshtë. Një konfirmim se shkodranët janë gati të kthehen në vendin që u takon në futbollin shqiptar.

Rikthimi në Shkodër për trajnerin Ernest Gjoka ishte tejet i trazuar. Tifozët e kontestuan pa ndërprerje, pas pesë muajve në krye të stolit gjatë edicionit të kaluar, që u mbyll me rënien e Vllaznisë nga kategoria.

Ndeshjet e kthimit, të cilat do të përcaktojnë edhe çerekfinalistët e Kupës së Shqipërisë, janë parashikuar të luhen më datën 6 shkurt.

Shkarkoni aplikacionin e A2