Aksident në Fushë-Krujë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

Një aksident me 4 të plagosur ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Larushk, përgjatë rrugës Fushë Krujë-Tiranë.

Nga burimet policore mësohet se të plagosurit, pjesëtarë të një familjeje, po udhëtonin nga Fushë-Kruja në drejtim të Tiranës, kur u përplasën nga një automjet tip “Benz”.

Për pasojë mbetën të plagosur shtetasit Ana, Valbona dhe Xhire Prushi si dhe shtetasi Agim Hajdari, të cilët u dërguan në Spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN