Fitore me penallti ndaj Tottenham, Chelsea në finale

Chelsea fitoi me penallti përballë Tottenham dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Ligës, aty ku do të sfidojë Manchester City-n në “Wembley”.

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, blutë fituan 2-1 në sfidën e kthimit të derbit të Londrës, me golat e Kante dhe Eden Hazard.

Sipas rregullores, për të përcaktuar fituesin ishin të nevojshme ekzekutimet e 11-metërshave, ku lojtarët e Chelsea-s ishin perfektë dhe siguruan vendin në aktin final të trofeut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN