Greqia i jep dritën jeshile marrëveshjes së Prespës

Deputetët grekë miratuan marrëveshjen për emrin me Maqedoninë Veriore duke i dhënë fund kështu konfliktit disa vjeçar mes dy vendeve.

Ligjvënësit mbështetën ujdinë e Prespës me 153 vota pro, ndërsa kundër saj votuan 146 deputetë. Me këtë zhvillim, Athina heq të gjitha pengesat ndaj Shkupit për anëtarësim në NATO dhe BE.

Opozita kundërshtonte ashpër këtë marrëveshje pasi e cilëson emrin e ri të Maqedonisë si vjedhje të identitetit kombëtar.

Ratifikimi i ujdisë u përshëndet menjëherë nga qeveria e Shkupit. Ndërsa më herët ka pasur protesta të dhunshme kundër kësaj marrëveshje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN