Hahn ofron zgjidhje për konfliktin Kosovë-Serbi

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn pohoi se ka ofruar zgjidhje për çështjen e tregtisë mes Beogradit dhe Prishtinë dhe se po pret përgjigjen nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për televizionin N1, zyrtari i lartë europian tha se kishte biseduar me presidentët Thaçi e Vuçiç në forumin e Davosit, duke i njohur me propozimin e tij.

Komisioneri Hahn shtoi se priste një përgjigje pozitive nga Thaçi e Vuçiç gjatë ditëve në vazhdim. Bisedimet për normalizimin e raporteve u ndërprenë pas vendimit të autoriteteve të Prishtinës për të taksuar me 100 për qind importet serbe.

Në një intervistë për Endri Xhafon në A2, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ripërsëriti qëndrimin se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet dhe paralajmëroi masa reciprociteti në çdo fushë në rast të vazhdimit të agresionit të Serbisë.

Veseli tha gjithashtu se Serbia kërkon ndërtimin e një baze ruse në territorin e saj, çdo të sillte rrezik real për luftë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN