Hetimet për “Russiagate”, arrestohet këshilltari i Trump – A2

Hetimet për “Russiagate”, arrestohet këshilltari i Trump

Strategu politik, Roger Stone, një aleat dhe këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, është arrestuar nga FBI në Florida.

Prokurori special Robert Mueller që po zhvillon hetimet për bashkëpunimin e mundshëm të fushatës së Trump me Rusinë, ka ngritur 7 akuza kundër tij.

Ai pritet të paraqitet në gjykatë së shpejti. Ndaj Stone rëndojnë akuzat për pengim të një procedimi zyrtar, për dëshmi të rreme dhe për presion ndaj një dëshmitari.

Pavarësisht dyshimeve të forta, kreu i Shtëpisë së Bardhë mohon që ai apo ekipi i tij të ketë bashkëpunuar me Rusinë dhe e cilëson hetimin si “gjueti shtrigash”.

Shkarkoni aplikacionin e A2