Mbretëresha Elizabeta ndërhyn për Brexit

Në një ndërhyrje të rrallë, Mbretëresha Elizabeta i kërkoi politikanëve gjetjen e një gjuhe të përbashkët për çështjen e Brexit, duke respektuar në të njëjtën kohë pikëpamjet e ndryshme.

Zakonisht, Mbretëresha qëndron neutrale ndaj çështjeve politike, por kjo është hera e dytë në disa muaj që thekson nevojën për tolerancë.

Mesazhi elegant i Elizabetës vjen pas rrëzimit të ujdisë së negociuar nga Thereza May me Brukselin dhe në prag të votimit të planit të saj B.

Ministrat e kabinetit i përshëndetën fjalët e Mbretëreshës duke i cilësuar ato si tepër të mençura.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN