Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ministria e Shëndetësisë: Vendimi i Urdhrit, pa u konsultuar me ne

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 19:15 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: Vendimi i Urdhrit, pa u konsultuar me

Ministria e Shëndetësisë ka çuar në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut, pasi ky institucion nuk ka tagrin ligjor për të marrë vendime të tilla.

Denada Seferi drejtore e programeve në ministrinë e Shëndetësisë, tha në studion e A2 se institucioni që ajo përfaqëson është kategorikisht kundër. “Është marrë një vendim që nuk është diskutuar me ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në vendimmarrje duhet të ishte edhe ministria. Në Asamble ministria ka vetëm një përfaqësues dhe ai është shprehur kundër”, u shpreh ajo.

“Ministria jo vetëm që nuk është pjesë, por ka reaguar duke e paditur këtë vendim pasi është në mbështetje të qytetarëve. Zoti Deda thotë se nuk ka rritje tarifash, por ne si ministri kemi reaguar sepse në momentin që është marrë ky vendim, kemi parë që ka të bëjë pikërisht me çështje tarifash”, shtoi Seferi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë