Planet e Hitlerit për një Holokaust amerikan

Një libër i rrallë në pronësi të Adolf Hitler, që besohet se të jetë një plan i detajuar për një Holokaust në Amerikën e Veriut, është zbuluar nga Arkiva Kombëtare Kanadeze.

I blerë një vit më parë për 4500 dollarë, libri u bë publik vetëm pak ditë para Ditës Botërore të Kujtimit të Holokaustit, që është të dielën. Dokumenti me 137 faqe, i titullar “Statistika, Media dhe Organizimi i Hebrenjve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada”, është shkruar në vitin 1944 nga gjuhëtari gjerman Heinz Kloss.

Ai është përgjegjës pasi ka kryer kërkime të rëndësishme për nazistët mbi çështje si kombësia, duke u përqendruar më së shumti te Shtetet e Bashkuara. Vetë Kloss kishte vizituar vendin në vitet 1936-37, duke krijuar edhe një rrjet mbështetësish. Ai përdori të dhënat e censusit të viteve ’30 për të dokumentuar popullsinë hebraike në Amerikën e Veriut.

Michael Kent, kuratori i librit, tha për CNN se ky dokument do të kishte luajtur një rol thelbësor në rast se “Zgjidhja Finale” – termi i përdorur nga nazistët për të përshkruar zhdukjen e popullsisë hebraike – do të ishte vënë në zbatim edhe përtej Atlantikut, në rast se Gjermania do të kishte pushtuar Shtetet e Bashkuara dhe Kanadën.

Edhe pse shumë muze përkujtimorë të Holokaustit nuk preferojnë të shfaqin dokumente naziste, Kent thotë se ky është një libër i rëndësishëm për të luftuar “mohimin e Holokaustit”, një mendim që është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2