Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve: Vendimi ynë i bazuar në ligj, qeveria nuk ndërhyn dot

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 18:28 | Aktualitet
Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve: Vendimi ynë i bazuar

Dyfishimi i tarifave për shërbimet dentare ka prodhuar reagime të ashpra, me shumë gazetarë, ekspertë ekonomie që janë shprehur kundër, bashkë me ta edhe Ministria e Shëndetësisë. Por presidenti i Urdhrit të Stomatologëve, Nikollë Deda, është shprehur në studion e A2 Debat se vendimi për të përcaktuar tarifat e shërbimeve dentare është i bazuar në ligj. “Më duket se këtu duan “karburant” për problematikë”. Ligji thotë se urdhri përcakton standarde dhe i monitoron ato. Kjo do të thotë se përcakton edhe çmimet. Ne nuk kemi asnjë çmim të rritur”, tha Deda.

Urdhri i Stomatologut e ka justifikuar këtë lëvizje me synim shmangien e abuzimeve, ndërsa sipas Dedës, qeveria nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë në këtë vendim. “Vendimi i qeverisë për ndërhyrje të profesionet e rregulluara është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ne përcaktuam vijën e kuqe për stomatologët që kanë kthyer në tregti një nga profesionet më të nderuara në mjekësi. Kjo është pjesa më e mirë e shërbimeve mjekësore në Shqipëri. Niveli i stomatologëve është më i lartë se i Parlamentit”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli