Ramos shpëton Realin në Kupën e Mbretit

Në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit, Reali i Madridit fitoi 4-2 në sfidën e parë çerekfinale përballë Girona-s.

Rezultati mund të krijojë idenë e një ndeshje pa histori, por në fakt, gjigandët spanjollë vuajtën dhe evituan përfshirjen në një tjetër krizë rezultatesh.

Për të larguar frikën mendoi kapiteni Sergio Ramos, me dy gola të realizuar, njëri prej të cilëve me penallti.

Reali vijon ecurinë pozitive dhe tashmë kualifikimi në gjysmëfinale te Kupës së Mbretit duket një formalitet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN