Roaming në Ballkan, tarifat do të ulen nga ky vit, zerohen në 2021

Tarifat e bisedave në celular mes vendeve të Ballkanit pritet të reduktohen në korrik 2019 dhe të bëhen zero deri në vitin 2021. Brenda këtij viti, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja do të nënshkruajnë marrëveshjen rajonale të roaming.

Kjo çështje u trajtua në Bruksel, në raundin e dytë të negociatave për Marrëveshjen e re Rajonale Roaming për Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, qytetarët e Ballkanit mund të flasin në udhëtimet e tyre, sikur të jenë në vendin e origjinës, pa frikën e shpenzimeve roaming, të cilat sipas përllogaritjeve, ndonjëherë janë më të shtrenjta sesa vetë pushimet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN