Strategjia e Telekom Albania: Menaxhim lokal, vizion global!

Viti 2019 nis me një investim shumë të rëndësishëm në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri. Spas Roussev, biznesmeni ambicioz bullgar që operon me sukses prej vitesh në tregun bullgar, tashmë pritet të marrë drejtimin e një prej kompanive më të njohura në Shqipëri, Telekom Albania.

Së bashku me të në këtë projekt është dhe Elvin Guri, një biznesmen shqiptar që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij si biznesmen në Bullgari. Sigurisht që nuk është rastësia ajo që i bëri bashkë ne këtë investim dhe projekt ambicioz.

Bashkëpunimi pritet të japë frytet e para pas një periudhe të shkurtër, ndërsa vetë Roussev duke iu referuar investimit tek Vivacom jep mesazhin se; ‘ne investohemi thellësisht në përmirësimin e cilësisë së rrjetit, dhe kjo nënkupton cilësi më të lartë të shërbimeve dhe produkteve. Që nga momenti që i shërbejmë 30% të tregut bullgar, ne kemi rrjetin më të mirë, internetin më të shpejtë, IPTV, ndaj dhe këtë eksperiencë dhe dije, krahas me ambicjen tonë, do ti sjellim këtu. Telekom Mobile është numri dy dhe unë kam përvojën ta çoj nga pozicioni sekondar në atë parësor’.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN