Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Studentët vijojnë ngujimin te Fakulteti i Drejtësisë, takim me rektorin

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 10:50 | Aktualitet
Studentët vijojnë ngujimin te Fakulteti i Drejtësisë, takim

Fakulteti i Drejtësisë është i vetmi që i ka ende dyert e mbyllura. Studentët janë të përçarë, me disa që vazhdojnë ngujimin e të tjerë që kërkojnë të vijojnë mësimin.

Shqetësimin për mosfillimin e mësimit ata e kanë adresuar edhe pranë Rektoratit dhe në orën 10:00 ishte parashikuar një takim të studentëve të ngujuar me rektorin Mynyr Koni.

“Rektori erdhi në orën 10:00, por e kemi lënë për një moment të dytë takimin me rektorin Koni”, shprehet një nga studentët. Ata thonë se pedagogët e Juridikut i kanë dalë në mbështetje.

“Me rektorin sot do të kërkojmë rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë”, shprehet një prej studentëve.

https://www.instagram.com/p/BtDeGsEnXB2/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani