Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Trump rihap qeverinë, por premton: Muri do të ndërtohet

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 21:43 | Bota
Trump rihap qeverinë, por premton: Muri do të ndërtohet

Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord për një rihapje të qeverisë, të paktën për tri javë, pasi mbyllja e pjesshme arriti në 35 ditë, një rekord ky për Shtetet e Bashkuara.

Gjithsesi Trump nuk do të marrë fondet për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën, që sipas përllogaritjeve do të kushtojë 5,7 miliardë dollarë.

Duke folur për mediat në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se është rënë dakord që qeveria të rimarrë fondet deri në 15 shkurt, ndërsa u premtoi punonjësve federalë që kanë punuar pa u paguar se do të rimbursohen plotësisht, ndërsa i quajti “patriotë fantastikë”.

Trump tha gjithashtu se kishte vendosur se nuk ishte momenti për të përdorur një alternative tepër të fuqishme, siç e quajti ai shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, që do të drejtonte fondet e destinuara për ushtrinë drejt ndërtimit të murit, por që do të sillte shumë sfida ligjore.

Por gjithsesi shtoi: “Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër veç se të ndërtojmë një mur të fuqishëm ose një barrierë çeliku. Nëse nuk biem në ujdi me Kongresin, qeveria ose të mbyllet sërish pas 15 shkurtit, ose unë do të përdor të gjitha fuqitë që më jep ligji dhe Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara për ta konsideruar këtë si një çështje emergjence”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani