Viti 2018, ndër vitet më të nxehta në histori

Ngrohja globale sa vjen dhe bëhet më prezente në kushtet e motit dhe klimës në sipërfaqen e tokës. Viti që sapo u mbyll 2018, renditet i katërti ndër vitet më të nxehta në historinë e matjeve meteorologjike.

Edhe viti 2019, sinjalizohet se na pret një vit më i ngrohtë se normalja. Konkretisht, janari do të mbyllet me një temperaturë mesatare mujore lehtësisht mbi normalen ndërkohë që parashikohet se muaji shkurt, të sjellë në Shqipëri temperatura prej 1.5 deri 2 gradë Celsius mbi vlerat tipike mujore.

Kjo anomali termike, do të jetë më e theksuar në dy ekstremet Veriperëndim dhe Jugperëndim të Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN