Vrasje në Zallbastar, dyshohet për krim pasioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zallbastar të Tiranës, ku një 35-vjeçar u vra nga një tjetër person me sende të forta.

Dyshohet se ngjarja ka si motiv pasionin, pasi viktima, emri i të cilit është Arben Gjeçi, dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e autorit. Vrasja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, por vetëm një ditë më vonë është bërë i mundur shoqërimi i autorit të dyshuar.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi kur 35-vjeçari u takua me bashkëshorten e autorit. Në këtë moment ai u godit disa herë me sende të forta duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Përveç bashkëshortit, policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN