Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Babai i “Alibaba” në Davos: Teknologjia do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Nga A2 CNN
26 Janar 2019, 15:21 | Teknologji

I ftuar në Davos për takimin prestigjioz të World Economic Forum, ku mblidhen çdo vit krerët më të rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë botërore,  Jack Ma, krijuesi i gjigandit kinez Alibaba,  ripërsëriti një koncept që i ka shkaktuar shumë polemika në të kaluarën.

Sipas biznesmenit të suksesshëm, ritmet marramendëse me të cilët po zhvillohet teknologjia në vitet e fundit do të jetë shkaku kryesor i një lufte globale.

Jack Ma

“Lufta e Parë Botërore shpërtheu nga revolucioni i parë teknologjik, Lufta e Dytë nga revolucioni i dytë teknologjik, sot kemi revolucionin  e tretë dhe po i afrohemi konfliktit”, deklaroi miliarderi kinezi.

Një mendim i përafërt, dhe i frikshëm, është shprehur në muajt e kaluar edhe nga gjeniali Elon Musk, babai i Tesla dhe XSpace. Ai është shprehu ri preokupuar sidomos për nivelin e arritur ne fushën e inteligjencës artificiale dhe shpejtësisë të makinave për të mësuar konceptet njerëzore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë