Manastirliu: Nuk do të ketë rritje të tarifave dentare

Në këtë periudhë  virozash dhe në prag epidemie të gripit, urgjenca pediatrike e QSUT nuk do të jetë e vetme në përballimin e fluksit të pacientëve.

 Edhe 4 qendra shëndetësore  në Tirane do të jenë të  hapura 24 orë gjatë gjithë javës. 

Nga poliklinika numër 8, ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu u beri apel prindërve të shmangin fluksin në QSUT.

Sipas ministres Manastirliu, tarifat dentare nuk do të ndryshojnë

Në lidhje me vendimin e urdhrit të stomatologut, ministria siguroi qytetaret se nuk do të ketë rritje tarifash të shërbimeve dentare.

Ndërkohë, institucionet e varësisë se ministrisë se shëndetësisë dhe asaj të financave do të kryejnë kontrolle në terren për të verifikuar  çdo abuzim të mundshëm nga ana e klinikave dentare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN