Maqedonia ndryshon emër, analisti: fitojnë të dyja vendet

Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek do të përmirësojë statusin ndërkombëtar të Greqisë dhe do të promovojë investimet e tregtinë mes dy vendeve. Kështu mendon analisti politik në Athinë Thanos Veremis, zëvendës president i fonacionit për Europën dhe Politikën e Jashtme.

“Ne do të përmirësojmë pozitat tona ndërkombëtare dhe do të forcojmë lidhjet me Maqedoninë. Maqedonasit i kanë mirëpritur investime greke, por pas zgjidhjes së konfliktit, marrëdhëniet tregtare do të hapen edhe më shumë”

Thanos Veremis, analist

Marrëveshja që i ndryshon emrin Maqedonisë në Maqedonia e veriut, u miratua të enjten me 153 vota pro e 146 kundër. Ajo i jep fundit problemit 28-vjeçar për emrin dhe i hap rrugën për anëtarësi më NATO e BE Maqedonisë. Vendim i Parlamenti grek u përshëndet nga Shkupi, Tirana e ndërkombëtarët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN