“Nëse më ndihmon të shënoj gola, avioni është falas”

Një lojtar i Cardif City ka publikuar mesazhet e fundit të shkëmbyera me Emiliano Salan, duke treguar se ishte pikërisht ai që i kishte rezervuar avionin për të shkuar në Nantë e për t’u rikthyer shpejt në Britani.

Jack McKay, babai i të cilit është agjent futbolli, i kishte thënë argjentinasit se mund ta ndihmonte që të mbaronte punë shpejt me klubin e vjetër.

McKay: Babai im mund të të organizojë një fluturim që të shkosh direkt në Nantë.
Sala: Po sa mund të kushtojë?
McKay: Babi thotë që nëse me ndihmon të shënoj gola, avioni është falas.
Sala: Me shumë kënaqësi
McKay: Do të shënojmë shumë gola.

Vetë babai i lojtarit deklaroi për BBC se kompania e fluturimit kishte transportuar disa herë futbollistë në të gjithë Europën.

Por sipas disa zbulimeve në mediat britanike, piloti që drejtonte avionin, David Ibbotson, nuk kishte licencë për të drejtuar avionë komercialë, e për më tepër ishte i zhytur në borxhe. Burime nga rrethi i aviacionit britanik gjithashtu zbuluan se ai punonte si inxhinier gazi, dhe DJ me kohë të pjesshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN