Orteku i merr jetën zëvendësministrit në Kosovë

Zëvendësministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Arian Daci, ka mbetur i vdekur këtë të shtunë në Brezovicë, për shkak të një orteku bore të ndodhur në pistën tepër të frekuentuar të skiimit.

Lajmin e konfirmoi i pari drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Sipas tij, Daci, me disa miq kanë qenë duke bërë ski, ose sporte ekstreme mbi borë, jashtë pistës zyrtare për përdorim.

Këtë e konfirmoi edhe prokurori i Komunës Ferizaj, Burim Qerkini, i cili ishte vetë i pranishëm në Brezovicë për të ndjekur hetimet. Ai tha gjithashtu se ishte e pamundur për të mbërritur sot në vendin ekzakt të ngjarjes, ndërsa njoftoi se për shkak të hetimeve, pista do të qëndrojë e mbyllur deri në një vendim tjetër. “Rasti ka ndodhur jashtë pistës, në momentin kur janë lëshuar me ski, është lëshuar orteku dhe të ndjerin e ka zënë”, tha Qerkini për “KosovaPress”.

Një prej miqve të Dacit, Arian Grazhda, i cili ishte përpjekur më kot për ta shpëtuar, rrëfeu për gazetarët në Brezovicë atë që kishte ndodhur: “Ata ishin skiatorë të mirë, por orteku nuk të pyet. Njërit prej shokëve i punoi “airbag”-u dhe shpëtoi, kurse Ariani jo. U munduam rreth 50 veta e e nxorrëm për maksimumi 50 minuta. Por kur e gjetëm…”. Në mbrëmjes e të shtunës, trupi i të ndjerit u nis për në Prishtinë, ku do të dërgohet në zyrën e Mjekësisë Ligjore.

Arjan Daci është djali i Nexhat Dacit, ish-Kryetar i Kuvendit të Kosovës në periudhën 2001-2006 dhe akademik.

Për ngjarjen reaguan edhe Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët përmes postimeve në rrjetet sociale ngushëlluan të gjithë familjarët dhe të afërmit e Arian Dacit.

Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 26. Januar 2019
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN