Pezullohen punimet për HEC-in në Holtë

Kanioni i Holtës, ku ndërtimi i HEC-it ka ngjallur prej disa kohësh kundërshtimin e banorëve, ishte këtë të shtunë në qendër të vëmendjes politike. Partia Socialiste më herët, ndërsa ajo Demokratike në mesditë,  zbarkuan në Gramsh për t’i garantuar banorëve se janë në krahun e tyre.

Ministrat Belinda Balluku dhe Blendi Klosi, por dhe kryetar i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, iu dhanë garanci banorëve se gjatë pezullimit të punimeve  do të shikohen të gjithë dokumentet e kompanisë së kontraktuar si dhe mënyra si është zbatuar në terren projekti.

“Dua t’ju them të gjithëve që procesi i pezullimit do të shoqërohet nga një proces shumë sqimatar për të parë letër për letër dhe detaj më detaj të gjithë projektin, me garancitë që një qime floku t’i preket kësaj bukurie natyrore, do të shkohet në anulim”

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

“Kam ndërmarrë pezullimin e të gjithë aktiviteteve të HEC-eve që janë licencuar ose janë në proces lincecimi, nëse i janë përmbajtur kontratave, qoftë nga ana e afateve, qoftë nga ana e kushteve teknike, por edhe me një kriter shumë të rëndësishëm, përputhshmërinë me impaktin mjedisor që ata krijojnë”.

Belinda Balluku, Infrastrukturës, Energjisë dhe Transporteve

Dy orë më pas demokratët qeverinë se qëndronte pas këtij cenimi të monumentit të natyrës.

“Ky do mbroj interesat e juaja, ky do të mbrojë zonat e mbrojtura. Kjo është një qeveri fasadë, është një qeveri që e bën aktivitetin me kolltuk e karrige një ditë përpara”, tha Jamarbër Malltezi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN