Strazimiri: Kandidati i KLP, bashkëpunëtor i sigurimit

Partia Demokratike ka reaguar ndaj emërimit të Bujar Sheshit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke publikuar dokumente qe e implikojnë atë si ish-punonjës të sigurimit. Për këtë, deputeti Gent Strazimiri akuzoi Kryeporkuroren Arta Marku për shkelje të ligjit.

“Bujar Sheshi nuk duhet të ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por Arta Marku e kualifikoi në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë, ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Sipas Strazimirit Marku nuk ka kryer të vetmen detyrë që i ngarkon ligji, të presë përgjigjen nga autoriteti i dosjeve para se të dërgojë aplikimin e Sheshit, por e ka çuar atë të paplotë pranë organeve të vetting-ut.

“Edhe këta, besnikë të Partisë, kanë mbyllur njërin sy, për të mos parë që kandidati i vetëm në dorë të të cilit ishte ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, shtoi Strazimiri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN