Vijojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, në fundjavë me një korsi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shkak të zëvendësimit të elementëve mbrojtëse në aksin rrugor Tiranë-Durrës, këtë fundjavë trafiku do të vijojë me një korsi në pjesën në afërsi të “City Parkut” dhe “Fordit”, duke shkaktuar një rëndim të trafikut nga km 7.3 deri në km 8.6.

Autoriteti Rrugor siguron që ka marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN