Avioni rus ndahet në dy pjesë e shpërthen në flakë

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në Murmansk në veri të Arktikut, ku një avion bombardues rus është ndarë në dy pjesë në tentativën e tij për t’u ulur në pistë, ndërsa më pas është përfshirë nga flakët e mëdha.

Avioni i tipit “Tupolev Tu-22M3” nuk mundi të bëjë një ulje të sigurt në kushte atmosferike mjaft të vështira dhe në pistën e mbuluar nga dëbora dhe akulli.

Si pasojë e këtij aksidenti ajror kanë humbur jetën 4 personat që ndodheshin në bordin e avionit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN