Bulqizë, vjedhin bankomatin, vihen në pranga autorët

Dy persona janë arrestuar sot për vjedhjen e mbetur në tentativë të një bankomati në qytetin e Bulqizë.

Autorët E.A., 31 vjeç dhe F.L., 35 vjeç, që kishin precedentë penalë për vjedhje, tentuan natën e së shtunës të vjedhin bankomatin e një banke në ”Lagjen e Re”, të maskuar dhe me sende të forta.

Reagimi i forcave të policisë i pengoi atyre vjedhjen por edhe zhdukjen nga vendngjarja, që përfundoi në arrest për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN