Interi bie në Torino, e mbyll me 10 lojtarë!

Pas barazimit ndaj Sassuolos, Interi ka marrë një tjetër rezultat negativ në Serie A, duke u mposhtur minimalisht nga Torino në fushën e këtyre të fundit.

Autori i golit të vetëm të kësaj sfide ishte Izzo, i cili realizoi në minutën e 35 të pjesës së parë.

Përpjekjet e zikaltërve ishin të “vakëta”, madje në fundin e takimit mbetën edhe me një lojtarë më pak, pas ndëshkimit me kartonin e kuq të Politanos.

Pas kësaj humbje, kreu mbetet një ëndërr për Interin, i cili vetëm nga Napoli i vendit të dytë ka krijuar një diferencë prej 8 pikësh, madje mund të rrezikohet nga Milani i vendit të katërt që e ka ngushtuar diferencën në 5 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN