Juventusi i pathyeshëm, vuan por triumfon ndaj Lazio-s

Juventusi i këtij sezoni në Serie A duket se është i pathyeshëm, të paktën deri në këtë fazë të kampionatit askush nuk ia ka dalë të largojë bardhezinjtë kokulur nga fusha e lojës.

Më pranë nga të gjitha skuadrat italiane ishte Lazio, e cila dukej se kishte gjithçka nën kontroll për të marrë jo vetëm barazimin, por pikët e plota ndaj skuadrës së Allergit, por nuk ka rezultuar aspak kështu.
Lazio dominoi totalisht deri në minutën e 59 kur Emre Can shënoi autogol.

Më pas ndryshoi gjithçka dhe Juventusi gjeti forca të përmbysë goli. Rezultati u barazua fillimisht nga Cancelo, ndërsa I përhershmi Ronaldo e vulosi rezultatin e ndeshjes në 1-3. Kjo ishte fitorja e 19 e Juventusit në 21 ndeshje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN