Kastrioti nuk “kursehet” në Gjirokastër, 5 gola Luftëtarit

Edhe pse vazhdon të mbajë vendin e fundit në renditjen e Kategorisë Superiore, Kastrioti jep shenja jete, madje me një fitore të thellë 1-5 ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.

Pas largimit të dy lojtarëve kryesorë të ekipit, Rrocës dhe Shkurtajt, gjirokastritët janë paraqitur të çorientuar në këtë ndeshje duke marrë një goditje të rëndë.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e dyfishtë të krutanëve, pas golave të shënuar nga Roger dhe Marku, ndërsa Luftëtari rihapi takimin në minutën e 70’, pas golit të shënuar nga sulmuesi Realdo Fili.

Megjithatë shpresa për gjirokastritët, që të mos dalin pa pikë nga ky takim, zgjati vetëm 15 minuta, pasi në fund të ndeshjes krutanët shënuan edhe 3 gola të tjerë, dy me anë të Markut dhe një me Ramin, duke vulosur fitoren me rezultatin e thellë 1-5.

Kastrioti mbetet sërish në vendin e fundit me këtë fitore, në kuotën e 13 pikëve, por tashmë vendi i 9-të në renditje, Kamza, është vetëm dy pikë larg.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN