Kërkimet për Emiliano Sala, dorëzohen autoritetet, por jo familja

Pasi autoritetet vendosën ndërprerjen e kërkimeve për Emiliano Sala, familja e sulmuesit të zhdukur nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe ka nisur të mbledhë fonde, për të vijuar operacionet në mënyrë private.

Një mënyrë për të shpresuar se futbollisti që u transferua te Kardif mund të jetë ende gjallë. Duke qenë se kërkimet llogaritet të kushtojnë deri në 10 mijë euro në ditë, zgjidhja e vetme ishte grumbullimi i fondeve, me shumë emra të njohur të futbollit që i janë bashkuar fushatës.

Në Kardif, tifozët zhvilluan homazhe përpara stadiumit, duke vendosur shallë dhe lule në kujtim të 28-vjeçarit, që realizoi ëndrrën e transferimit në Premier League, por nuk arriti të luante asnjë moment me ekipin e ri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN