Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Lumë” golash në Serie A, ndalet Roma

Nga A2 CNN
27 Janar 2019, 17:03 | Futboll
“Lumë” golash në Serie A, ndalet Roma

Në katër ndeshjet e para të kësaj të diele në Serie A janë shënuar plotë 22 gola, si rrallë herë.

Në mesditë, Fiorentina arriti të merrte një fitore 3-4 në transfertën ndaj Chievos, duke arritur të përmbysë rezultatin edhe pse ishte me një lojtar më pak.

Ndërkohë, pas disa fitoreve radhazi, Roma është ndaluar në një barazim 3-3 në fushën e Atalanta-s, ku për t‘u theksuar është se vendasit ishin më pranë fitores.

Dy rezultatet e ndeshjeve të tjera ishin surprizë, ku Bologna mori një goditje të rëndë në luftën për mbijetesë, duke u mposhtur 0-4 nga Frosinone.

Ndërsa Parma hodhi një hap të gabuar në shtëpi, pasi u mund 2-3 nga SPAL-i.

A2 CNN Livestream

Dita jonë