Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Malltezi: Rama mashtroi për shpimet e naftës në Zagori

Nga A2 CNN
27 Janar 2019, 17:14 | Politikë
Malltezi: Rama mashtroi për shpimet e naftës në Zagori

Kreu i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarber Malltezi akuzoi Kryeministrin Rama se mashtroi banorët e Zagorisë, kur tha se nuk do të ketë shpime për naftën në një park kombëtar.

Sipas Malltezit, e vetmja gjuhë që kreu i qeverisë kupton, është ajo e protestave.

“Nuk bën vaki që qeveria të lejojë shpime naftëkërkuese në një Park Kombëtar. Në të vërtetë, ky është një mashtrim flagrant i një kryeministri frikacak. Vakia ka ndodhur dhe ka ndodhur me praninë dhe firmën e vetë Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit. më 12 qershor, marrëveshja u miratua në Këshillin e Ministrave dhe mban firmën e Edi Ramës. Ai mund të dalë dhe të thotë se këto fakte janë fotomontazh! Çfarë nuk bën vaki me këtë kryeministër! Por e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët sy për sy. Ai ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë!”, tha Malltezi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani