Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rita, romancë me djalin e familjes Beckham, “çmendi” Victoria-n

Nga A2 CNN
27 Janar 2019, 18:05 | Showbiz

Pak kohë më parë, Victoria Beckham nuk e priti aspak mirë afrimin e Rita Orës ku ajo po qëndronte së bashku me bashkëshortin e saj, ish-futbollistin David.

Mediat rozë nisën të shkruajnë menjëherë se Rita ishte futur mes çiftit, por në fakt, e vërteta qenka krejtësisht tjetër.

“The Sun” ka publikuar së fundmi një lajm se Rita Ora dhe djali i David, Brooklyn patën një romancë në maj të vitit 2017.

Thuhet se këngëtarja dhe Brooklyn u takuan për darkë në maj të vitit 2017. Që prej asaj kohe dyshja u panë së bashku dorë për dore në “The Electric” në Perëndim të Londrës, e po ashtu kanë shkëmbyer puthje.

Sipas “The Sun”, nëna e Brooklyn, Victoria, e zbuloi çiftin duke flirtuar e duke i dërguar mesazhe romantike njëri-tjetrit, e ka vendosur që t’i japë fund asaj romance.

“Victoria i ka parë disa mesazhe që ata i kanë dërguar njëri-tjetrit. Ata nuk kanë dashur që i biri i tyre të krijojë këtë lidhje dhe nuk kanë dashur që ta shohin duke festuar së bashku”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu