SHBA, në kërkim 21 vjeçari që vrau prindërit, të fejuarën dhe familjen e saj në dy kisha të Luizianës – A2

SHBA, në kërkim 21 vjeçari që vrau prindërit, të fejuarën dhe familjen e saj në dy kisha të Luizianës

Një tjetër vrasje e shumëfishtë po shokon opinionin publik amerikan orët e fundit.

Një 21 vjeçar i identifikuar si Dakota Theriot është në kërkim nga forcat e policisë të Luizianës dhe gjithë Shteteve të Bashkuara për akuzën e 5 vrasjeve të ndodhura ditën e djeshme.

Sipas autoriteteve, Theriot dyshohet se ka vrarë të fejuarën e tij 20 vjeçare, të atin dhe vëllain e saj të vogël që ndodheshin në një kishë në Livingston, dhe më pas është drejtuar drejt një kishe tjetër pak kilometra më larg, dhe ka vrarë dy prindërit e tij.

I dyshuari Dakota Theriot

Vrasësi është më vonë zhdukur në një makine “pickup”  dhe po kërkohet intensivisht. Autoritetet deklarojnë se Theriot është ende i armatosur dhe i rrezikshëm.

Vendi i masakrës

Dëshmitarët e shokuar thonë që djali kishte shkuar të jetonte disa javë në shtëpinë e të fejuarës, dhe se nuk kishte asnjë sinjal që mund të parandalonte tragjedinë e ndodhur.

Shkarkoni aplikacionin e A2