Shqipëria, “Shtëpia e jetës” për hebrenjtë

Data e 27 janarit nderohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave Holokaustit. Miliona hebrenj humben jetën për shkak të gjenocidit që ushtroi  Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë në Tiranë Presidenti i Republikës Ilir Meta morri pjesë në ceremoninë e përurimit të një pllakate nderi, me anë të së cilës Fondacioni Ndërkombëtar “Raul Wollenberg” e shpall Shqipërinë “Shtëpi të Jetës” për mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve.

Presidenti Meta në ceremoninë e pllakatës të Fondacionit Wollenberg

Në fjalët e presidentit Meta, “kjo ngjarje, jashtëzakonisht kuptimplote, nderon dhe respekton të gjithë shqiptarët. Në mënyrë të veçantë ky akt nderon ata burra dhe gra shqiptare, që të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe atë të familjeve, duke shpëtuar nga përndjekja dhe shfarosja e sigurt, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, njërës prej periudhave më të errëta të njerëzimit”.

Zëvendëspresidenti i Fondacionit Ndërkombëtar “Raoul Wallenber”, Daniel Rainer në fjalën e tij vuri në dukje se: “Në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Asnjë vendi tjetër nuk iu është njohur kurrë kjo njohje e vlerësim. Heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i shpaloset e bëhet me dije mbarë botës.”

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN