Trump nuk heq dorë nga muri, kërcënon me shutdown të ri

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka hequr dore nga muri kufitar dhe kërcënon me një tjetër mbyllje te qeverise.

Të premten kreu i Shtëpisë së Bardhë mbështeti një marrëveshje që mundëson financimin e agjencive federale për 3 javë, por ku nuk përfshihen fondet e kërkuara prej tij për murin.

 Ndërsa shumë e konsideruan këtë si një hap prapa, Trump sqaroi në Twitter se ujdia për hapjen e përkohshme të qeverisë nuk nënkuptonte lëshim lidhur me çështjen.

Postimi i presidentit amerikan Donald Trump

 Presidenti republikan sugjeroi se mund te nxiste një tjetër mbyllje të qeverisë, ose të shpallte gjendjen e emergjencës nëse kërkesa e tij nuk plotësohet.

Numri 1 i  Uashingtonit ishte zotuar të refuzonte çdo projekt-buxhet qe nuk përfshinte 5.7 miliardët e nevojshme për mbajtjen e premtimit të tij më të rëndësishëm elektoral.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN