Anëtarët e rinj të SPAK, Ambasada e SHBA: Bëhuni pjesë e të ardhmes

Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për të qenë anëtarë të rinj të SPAK-ut.

“Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë”, shkruhet ndër të tjera në postim.

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer #ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu”, postimi i plotë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN