Arabia Saudite planifikon mbi 400 mld dollarë investime

Arabia Saudite ka zbuluar një plan të ri për të thithur investime nga sektori privat në energji, miniera, manifakturë dhe logjistikë. Ministri i energjisë i vendit, Khalid Al Falih do të njoftojë nisjen e një sërë projekteve me vlerë mbi 18.6 miliardë dollarë.

Ndërsa mbretëria pritet të shpallë edhe projekte me vlerë 50 miliardë dollarë në ushtri, sektorin kimik dhe biznesin e vogël.

Në total, vendi kërkon të tërheqë 427 miliardë dollarë investime të brendshme dhe të huaja. Mbretëria planifikon gjithashtu pesë aeroporte të reja dhe rreth 2000 kilometra hekurudhë.

Ministri i energjisë i vendit, Khalid Al Falih

Lëvizja është pjesë e Vizionit 2030, planit të vendit për të diversifikuar ekonominë e tij larg naftës gjatë dekadës së ardhshme. Një nga synimet është të rrisë kontributin në GDP nga sektori privat në 65% nga 40% aktualisht.

Programi i fundit i logjistikës përfshin 330 iniciativa dhe pritet të arrijë mbi 1 të tretën e objektivave të Arabisë Saudite për 2030-ën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN