Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Edlira Gjoni: Lista e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, lajmi më i pakëndshëm i janarit

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 10:27 | Politikë
Edlira Gjoni: Lista e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, lajmi

Lista e pretenduar nga Partia Demokratike ku eksponentë të spikatur të sistemit të drejtësisë shqiptare figurojnë të skeduar si bashkëpunëtorë të Sigurimit ose të strukturave represive të regjimit komunist ka qenë një nga kryefjalët e politikës në këtë fillim viti.

Edlira Gjoni, pedagoge dhe eksperte e njohur e komunikimit, e cilëson këtë si “supriza më e pakëndshme e janarit”.  

Sipas saj, edhe pse opozita ka përdorur shpesh herë retorikën si armë dhe jo gjithmonë akuzat e tyre janë treguar si të vërteta, kësaj radhe nuk mendon se “që opozita po gënjen për gjithë emrat që ndodhen në atë listë.

“Nëse është e vërtetë për emrat që dëgjojmë, mendoj që është thjesht e frikshme. Ai sistem duhet të kishte mbyllur çdo histori me shqiptarët në 1992-93”.

Një tjetër ngjarje e komentua nga Gjoni ka qenë përballja Rama-Meta. "Nuk është luftë institucionale, por përballje personale, dhe zgjidhja ka rënë gjithsesi në dëm të shqiptarëve".

Edhe vendimi i Ramës për ta dërguar çështjen Cakaj në Gjykatë Kushtetuese, “që ai vetë ka paralizuar”, duket një mënyrë për të “marrë kohë, shpresuar që gjerat të sheshohen mes palëve, ose që njerëzit thjesht të harrojnë”.

Për të nuk është problem emri i përveshëm i Cakës, të cilin e kanë trajtuar si “top me të cilin kanë luajtur palët”, por ngërçi që rrezikon të mbajë shumë mbrapa Shqipërinë në fazën delikate të negociatave, përfundimi i të cilave për Gjonin do të ishte mundësia e vetme për një ndryshim real të politikës shqiptare, që “nuk mund të injoroj përjetësisht pakënaqësinë” e opinionit publik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë