Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë është e mundur në vitin 2019

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 14:25 | Kosova
Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë është e mundur në

Marrëveshja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur brenda këtij viti. Kështu u shpreh Kryeministri Ramush Haradinaj për agjencinë franceze të lajmeve AFP, duke ripërsëritur edhe njëherë se ujdia nuk duhet të përfshijë ndryshim kufijsh. Sipas tij, përfshirja e një çështjeje të tillë në marrëveshje nuk sjell zgjidhje dhe është e rrezikshme.

“Të hapësh diskutim për territorin dhe kufijtë, është të risjellësh të kaluarën. E kaluara ishte tepër tragjike në rajonin tonë dhe nuk është racionale që të ecim në këtë drejtim, madje është e rrezikshme. E kundërshtoj kategorikisht”

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Ai komentoi përsëri kërkesat për heqjen e taksës 100%. Haradinaj nënvizoi se është i gatshëm ta revokojë tarifën kundër Serbisë, vetëm nëse bisedimet bëhen serioze ku të dy vendet të jenë afër arritjes së një marrëveshje pajtimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë