Havana, viktima e të plagosur nga tornado | FOTO

3 viktima dhe 172 të plagosur. Është ky bilanci I tornados së rrallë e të fuqishëm që goditi Havanën. Presidenti I Kubës Miguel Diaz – Caneltha se dëme të rënda ishin shkaktuar në kryeqytet.

Tornado përmbysi automjetet, shkuli pemët, rrëzoi shtylla e la pjesë të qytetit në errësirë. I shkaktuar nga një stuhi e fuqishme që mbërriti nga gjiri i Meksikës, tornado goditi Kubën perëndimore me erëra deri në 100 km në orë.

Qytetarët rrëfyen se ai kishte zhurmën e motorit të një avioni dhe se kishin ndjere ndryshime të presionit atmosferik gjatë mbërritjes së tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN