Ish-ministrat shpërndahen nëpër komisione parlamentare | FOTO

Pasi kanë lënë ministritë në fillim të këtij viti, ish-ministrat e kabinetit Rama, të shkarkuar nga Kryeministri në ditët e fundit të vitit të kaluar, janë shpërndarë në komisione të ndryshme parlamentare, të nisur zyrtarisht ditën e sotme.

Kështu, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro, janë bërë pjesë të dyja të komisionit të medias. Ndërsa Arben Ahmetaj, i cili deri pak kohë më parë drejtonte ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ka marrë kryesimin e komisionit të ekonomisë. Deri tani atë e drejtonte Erion Braçe, i cili u emërua nga Rama si zëvendëskryeministër.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, ka marrë drejtimin e komisionit të veprimtarive prodhuese.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN