Larg F1, por Alonso njeh vetëm fitore në garat me makina

Fernando Alonso mund të ketë hequr dorë nga gara e Formula 1 por jo nga të futurit në historinë e automobilizmit. Piloti spanjoll, nën drejtimin e një makine Cadillac ka fituar garën 24-orëshe të Daytona-s.

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e ish pilotit të garave të shpejtësisë i cili mes shiut të rrëmbyeshëm, ka bërë diferencën në pistë, sidomos me parakalimin spektakolar të pilotit Nasr pak përpara finishit duke i dhënë fund garës që zgjati për dy orë.

Në skuadër me të, ishin edhe pilotët Vander Zande, Taylor dhe një tjetër ish i Formula 1, Kamui Kobayashi. Fernando Alonso bën të tijin këtë çmim pas suksesit me Toyotan në garën 24 orëshe të LaManshit pak muaj më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN